MEMALIAJ

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Memaliaj, me pasojë vdekjen e një personi. Ngjarja është shënuar në fshatin Krahës, ku ka humbur jetën një 68-vjeçar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Adem Hada.

Ai ka qenë duke lëvizur me motor në rrugën Krahës-Zhulaj dhe dyshohet se ka dalë nga rruga, duke humbur jetën.

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb