Pesë persona kanë rënë në pranga dhe gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 20-vjeçari O.S., pasi duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentin ka humbur jetën pasagjeri 20-vjeçari A.K.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– V. M., 25 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi;

– T. K., 21 vjeç, Xh. T., 59 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

Sakaq penalisht është proceduar një 52-vjeçare me inicialet M.Sh pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një të mitur 9-vjeç.

Ndër të tjera policia bën me dije se janë proceduar edhe shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasen F. Ç., 31 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen M. B., 28 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit J. C., 26 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. S., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë-Informacion

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– V. M., 25 vjeç, për veprat penale “Shkeja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi;
– T. K., 21 vjeç, Xh. T., 59 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;
– O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një të mitur 9-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasen F. Ç., 31 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen M. B., 28 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit J. C., 26 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. S., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb