Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Urë-Vajgurore. Një 71-vjeçar që udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në qytetin e Urës-Vajgurore, përballë Komisariatit të Policisë. Mësohet se mjeti tip “Benz” fuoristradë, me targa AA 232 PR ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin e përplasjes së të moshuarit Agim Hajdari, që sapo kishte dalë nga një lokal në anë të rrugës nacionale.

Forca të shumta të policisë rrugore kanë shkuar në zonë për të kryer edhe këqyrjen e vendngjarjes si dhe për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar, ndërkohë që edhe viktima dyshohet se i ka prerë rrugët makinës, në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Drejtuesi i mjetit, 61-vjeç është arrestuar nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb