LEZHË

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lezhës, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: