Një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të Memaliajt. Në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës në vendin e quajtur Mogila mjeti tip “Opel” me targa AA876OJ me drejtues shtetasin Gerald Mehmetaj ka dalë jashtë rruge, fillimisht drejtuesi ka qenë në gjendje të mire shëndetësore, por më pas ka pasur shqetësime shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: