Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Krahës-Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Krahës, Bashkia Memaliaj ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e tre personave, dy prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë.

Ka qenë automjeti tip “Mercedez Benz” me targa B123OO i cili është përplasur frontalisht me një tjetër autoveturë me një shpejtësi marramendëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë të cilat kanë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës tre të plagosurit gjendja e të cilëve është e rëndë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb