Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Balldre-Lezhë, pranë një karburanti.

Mësohet se dy automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj., janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se një nga automjetet ka prerë rrugën, duke u bërë shkas i aksidentit.

Për pasojë një nga drejtuesit e automjeteve shtetasi E.Gj. dhe pasagjerja E.Gj., janë plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor po kryen veprimet  për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Makina

Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë – Balldren, janë përfshirë në një aksident automobilistik 2 automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj.

Për pasojë, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi E.Gj. si dhe pasagjerja E.Gj., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb