Një aksident i rëndë ka ndodhur në  aksin nacional Berat-Dimal, në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.

Dy mjete janë përplasur fuqishëm ballazi me njëra-tjetrën, ku njëra nga mjetet ka përfunduar në anë të barrierës duke rrezikuar të përfundonte në kanalin e mbushur me ujë.

Mjeti tip BMW, me targa AA 810 HL ishte duke qarkulluar nga Dimali për Berat dhe mjeti tjetër tip Wolsvagen, me targa 991 EN ka qenë duke qarkulluar në krah të kundërt, nga Berati në drejtim të Dimalit.

Gazetarja Eneida Petova ka raportuar se si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen me plagë të shumta nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie,që janë duke kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,edhe pse shiu është duke vazhduar me furi dhe pa ndërprerë.

Burimet e para policore në vendngjarje pohojnë se shkak për aksidentin mendohet të kenë qenë mungesa e ndriçimit dhe lagështira në rrugë,kjo e fundit mendohet të ketë sjellë rrëshkitjen e të dy mjeteve gjatë frenimit në kthesë dhe përplasjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: