LUSHNJË- Një këmbësore ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Berat-Lushnjë, kur një automjet që drejtohej nga shtetasi Valentino Ismaili ka përplasur 55-vjeçaren Asime Mangu.

Përplasja ka qenë fatale dhe gruaja ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e makinës. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb