Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor Bilisht-Miras, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 72-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ponçarë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 43-vjeçar, banues në fshatin Ponçarë, duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin T. Spaho, në fshatin Ponçarë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se drejtuesi i mjetit, shtetasi Saimir Hoxha, është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb