KLOS

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel – Klos.

Gazetari Enver Doçi, sjell për “BalkanWeb”, pamje ku shihet një makinë tip “Benz” i cili ka përfunduar në shkurre.

Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta. Fatmirësisht, si pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

  • foto galeri

(BalkanWeb )

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb