TIRANE

Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Burrel – Klos.

Gazetari Enver Doi raporton për “Balkanweb” se një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një auto-veturë në fshatin Zall-shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrinë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Pak kohë më parë  në këtë urë për pak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për tju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb