Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal -Berat,në hyrje të fshatit Moravë.

Një automjet tip Mercedes Benz që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar nga kallamishtet. Goditja ka qënë shumë e fortë, saqë mjeti është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht nga goditja.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27-vjeç, ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në shumë pjesë të trupit dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Atij i është bërë edhe alkool-testi dhe ka rezultuar pa prezencë alkooli. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të ndodhur në këtë aks rrugor, ku mungon ndriçimi në rrugë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: