Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë fshatit tresh të Lezhës.

Mësohet se një automjet Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal.  Si pasojë e aksidentit një person i cili ndodhej në ambientet e lokalit ka mbetur i plagosur.


I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës…Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: