Në një aksident që ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy automjete u dëmtuan pjesërisht.

Aksidenti ndodhi në Labinot Fushë dhe paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar.

Burime zyrtare bënë me dije se tre te plagosurit u dërguan në spital dhe nuk kanë rrezik për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: