Mbrëmjen e të shtunës si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Papër kanë mbetur të lënduar dy persona.
Burime nga vendi i ngjarjes konfirmuan se në aksident u përfshinë një maune dhe një autoveturë .Nga përplasje mes tyre kanë mbetur të lënduar drejtuesi i autoveturës dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet të cilët u transportuan në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit .
(BalkanWeb)