ELBASAN

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan – Peqin. Sipas informacioneve të policisë aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjocaj dhe janë përfshirë dy mjetë dhe një person me biçikletë.

Nga aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak i policisë
Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, tek kryqëzimi i fshatit Gjocaj, janë përplasur dy mjete si dhe është përfshirë dhe një person me biçikletë, për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb