ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajov.

Një mjet me targa AA037AG ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e një ure. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesit i mjetit Sefedin Alla 62-vjeç nga Peqini.

Makina e shkatërruar

Aksident Elbasan Peqin

Në  aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Pajov, mjeti me targa  AA 037 AG, me drejtues shtetasin Sefedin Alla, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin,  ka  dalë nga rruga duke  rënë nga një Ure dhe për pasojë  ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në Spitalin e Peqinit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb