Një automjet tip “Toyota” me targë AA 435 PD, është përplasur me një automjet tip “Audi” në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin.
Për pasojë mbetën të lënduar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë transportuar për në spital.
Nuk janë të qarta shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa përplasja mes dy automjeteve ka qenë mjaft e fortë.
(BalkanWeb)