Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:00, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik.

Një automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu dëmtimin e drejtuesit të automjetit.

Policia bën me dije se ai është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndidhmën e duhur mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe ëshjtë duke vijuar puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb