Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin Kardhiq-Delvinë. Sipas policisë 42-vjeçari Enton Ndini ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Përplasja ka rezultuar të ketë qen fatale pasi për pasojë shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: