Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të hënë në autostradën Kolonjë –Lushnje.

Drejtuesi i automjetit 42-vjeçari Aleksandër Zeka, ka përplasur 84-vjeçarin Isuf Bardhi i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

I moshuari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Uniformat blu bëjnë me dije se 42-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Lushnje, ndërsa po kryhen veprimet procedurale.

Lushnjë-Informacion paraprak

Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb