KORÇË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas ngjarjes shoferi i plagosur është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: