Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Laç-Fushë Krujë.

Policia njofton se një 35-vjeçar ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda” dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb