Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë me pasojë vdekje. Policia bën me dije se rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se viktima është Dritan Shena.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

 

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: