LEZHË

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një automjet tip “Ford” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në parcelë.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur gruaja e cila ishte pasagjere dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: