Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot me pasojë vdekjen e një qytetari. Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin Pal Vathi , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: