Një aksident është regjistruar në superstradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet fuoristradë ka përplasur një motor dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plagosur rëndë.

Mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Po ashtu mësohet se në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja, ndërsa policia po heton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb