LIBRAZHD

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:35, ku mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi serbe, është përplasur me mjetet tip “Wolksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Wolksvagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb