Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare  Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë Flavia Gurra 25 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më herët gazetari Fatmir Popja bëri me dije për “BalkanWeb” se si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve prej disa minutash.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: