Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë.

Një automjet tip furgon i cili drejtohej nga shtetasi turk O.K. 37-vjeç është përplasur me automjetin tip ‘Benz’ që drejtohej nga 31-vjeçari S.Ç., banues në Tepelenë.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjeri i automjetit tip furgon, shtetasi turk Y.K., dhe dy pasagjerë E.L., dhe V.Ç., pasagjerë të automjetit tip ‘Benz’.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tepelenë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në hyrjen e qytetit të Tepelenës, janë përplasur automjeti tip furgon me drejtues shtetasin turk O. K., 37 vjeç, me automjetin tip “Benz” me drejtues S. Ç., 31 vjeç, banues në Tepelenë.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri i automjetit tip furgon, shtetasi turk Y. K. dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Benz”, shtetaset E. L. dhe V. Ç., të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: