KURBIN

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit “. Sipas burimeve zyrtare, automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb