LIBRAZHD

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në rrugën kombëtare Prrenjas-Librazhd. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 19.15 në Qukës të bashkisë Prrenjas dhe në të janë përfshirë tri automjete.

Njëri prej tyre sipas të njëjtave burime jo zyrtare ishte me targa greke dhe në të udhëtonin pesë persona, katër prej të cilëve nga një familje emigrante në Greqi.

Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe kanë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit. Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur. Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: