Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:30 në aksin Rrogozhinë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një mjet tip “Honda” është përplasur me një trajler me targa të Malit të Zi, e për pasojë shoferi është plagosur në kokë.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti “Honda” ka qenë me shpejtësi tej normave dhe është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit. Shoferi i plagosur është dërguar me ambulancë në Spitalin e Durrësit, teksa policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb