ELBASAN

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Burime zyrtare të policisë raportojnë se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Dyshohet se brenda mjetit ndodhen disa persona, ndërsa deri më tani janë shpëtuar tre prej tyre. Mësohet se gjendja e 2 prej të shpëtuarve është e rëndë. Nga ana tjetër, po punohet tanimë për nxjerrjen e dy personave të tjerë, që besohet se ndodhen ende në automjet. Por reshjet e dendura, ngritja e shtratit të lumit Shkumbin dhe rrjedha e fuqishme po vështirëson operacionin e shpëtimit.

Sipas raportimeve makina është mbuluar tërësisht nga uji. Njësitë e shpëtimit që ndodhen në vendngjarje, po kërkojnë mjete të specializuara për nxjerrjen e automjeti nga lumi Shkumbin.

Aktualisht, shihet si e pashpresë shpëtimi i personave që ndodhen brenda mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan /informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb