KURBIN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti. Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z., 21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N., 21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: