Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ku një autobus është përplasur me një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Qukës. Gazetari Shkëlzen Hankoja raporton se një autobus është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

Nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë mjetesh deri në 2 km.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: