VLORË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një person. Aksidenti sipas policisë ndodhi rreth ores 15:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë, ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është perplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. Xh, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: