Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Shijak-Xhafzotaj, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në orën 15:20. Burime zyrtare bënë me dije se 21-vjeçari me inicialet A. L., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: