LEZHË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: