Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin Tapizë-Fushë Krujë, ku si pasojë e përplasjes së një “Audi” me një “Volkswagen”, ka ndërruar jetë një grua.

Viktimë e aksidentit ka mbetur bashkëshortja e drejtuesit të “Volkswagen” Xh.Ç, ku i dëmtuar ka mbetur dhe vetë ai.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” është shtetasi, A.Ç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:25 dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç..

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb