TIRANA

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Astir të Tiranës. BalkanWeb mëson se një kamion ka përplasur një të mitur 14 vjeç.

E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb