Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Rrogozhinë në vendin e quajtur Lekaj.

Mësohet se një mjet tip ‘Opel’ i ka prerë rrugën një furgoni dhe për pasojë mjeti është rrotulluar dhe shoferi ka humbur kontrollin dhe i ka rënë nga mbrapa një kamionçinë që ishte ngarkuar me disa gurë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: