Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.  Shtetasi H.S. 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Man”, kokë trajleri, ka aksidentuar për vdekje një shtetas që po udhëtonte me biçikletë. Viktima, rreth 55 vjeç ende nuk është identifikuar nga policia.

Drejtuesi i mjetit është  shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Durrës
Informacion Paraprak

“Më datë 21.05.2019 , rreth orës 21:45 , në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Man”, kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar , ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb