Një makinë tip “Benz” është përmbysur në autostradën Elbasan-Librazhd.

Burime për “BalkanWeb”, sjellin pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dhe shihet makina e përmbysur në mes të rrugës.

Aksidenti është shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një automjeti tjetër. Parakalimi i tij dyshohet se ka detyruar drejtuesin e automjetit tip Benz me targa AB 034 BZ, që të devijojë për të shmangur përplasjen.

Për pasojë ai ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur, por pa pasoja për jetën e drejtuesit të Benzit .

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb