Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite në autostradën Fier-Vlorë.

Një furgon mallrash është përmbysur në rrugë, ku për pasojë është plagosur shoferi. Mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet bëhet me dije se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit në autostradë dhe është përmbysur, duke krijuar njëkohësisht edhe radhë të gjata trafiku. Ndërkohë, policia pritet të zbardhë shkaqet e vërteta të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb