VLORE-Një aksident automobilistik është shënuar sot në autostradën Fier-Vlorë ku si pasojë të plagosur kanë mbetur 4 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet tip Mercedez-Benz ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor. Fatmirësisht nuk ka viktima por pasagjerët, drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerë kanë pësuar plagë.
(d.b/BalkanWeb)