TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku ka humbur jetën një grua.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 përballë një qendre tregtare ku një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga 26-vjeçari me iniciale A.F., ka aksidentuar shtetasen, N. L., 45 vjeçe, e cila është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Por, rreth orës 20:40, kjo shtetase ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: