TIRANE- Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm teksa janë përplasur me njëra tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 pranë Gërdecit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që përfshiu gjashtë automjete, ndërsa forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Aksidenti është bërë shkak për krijimin e trafikut në rrugë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: