TIRANE- Një aksident është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 pranë zonës së Yrshekut.

Nga të dhënat paraprake raportohet se një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë drejtuesi i këtij të fundit mbeti i lënduar.

Fill pas ngjarjes në fjalë shoferi i motorit u transportua në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes si dhe shkaqet e aksidentit në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb